Pas lirimit të të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, reagon Haradinaj-Stublla

Aktuale

Pas lirimit të të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, reagon Haradinaj-Stublla

Më: 6 prill 2023 Në ora: 21:49
Meliza Haradinaj-Stublla, Donjeta Pajazitaj

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila sot ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i cili ishte dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të vitit 2015 në bjeshkët e Deçanit.

Haradinaj-Stublla e ka krahasuar me ‘drejtësinë e ashensorit”, e cila i shpëton vrasësit e grave në Kosovë.

“Lirimi i Naser Pajazitaj nga Supremja, i dënuar 35 vjet burg për vrasjen e Donjetës ma kujtoi ish shefen e EULEX Papadopoulou që pati quajtur drejtësinë në Kosovë elevator justice [drejtësi e ashensorit]. Vrasësit e grave në Kosovë i shpëton pikërisht ky ashensor i drejtësisë sonë: herë poshtë herë lart deri në lirim!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Ndryshe, Kolegji penal i Gjykatës Supreme sot ka marrë vendim që ta lirojë nga akuza për vrasje Naser Pajazitajn, i cili ishte dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, ka thënë Uka-Lutfiu, zëdhënësja e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjetës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, për lirimin nga akuza Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Vëllai i Donjetës u shpreh se nga sot e tutje më nuk kanë besim as në Polici, Gjykata e Prokurori, pasi siç shkroi ai, që shtatë vjet nuk kanë qenë në gjendje ta ndriçojnë rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat