​Komisioni për Buxhet kthen në pikën zero procesin e përzgjedhjes së guvernatorit

Aktuale

​Komisioni për Buxhet kthen në pikën zero procesin e përzgjedhjes së guvernatorit

Më: 7 prill 2023 Në ora: 16:34
​Komisioni për Buxhet

Komisioni për Buxhet i ka rekomanduar kryetarit të kuvendit që të kthehet në pikën zero, procesi për guvernatorin e BQK-së.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka njoftuar se lista me kandidatët e propozuar nuk i përmbush kriteret ligjore. 

"Komisioni vlerëson se lista me kandidatët e propozuar nuk i përmbush kriteret ligjore. Atëherë bazuar në nenin 110, paragrafi 4 të rregullores së kuvendit në rastin kur kandidaturat nuk përmbush kushtet sipas ligjit, komisioni kërkon nga kryetari i Kuvendit ta njoftojë komisionin propozues për mos përmbushjen e kushteve", ka thënë Muja. 

Me këtë nuk është pajtuar, deputetja Duda Balje. 

"Nuk po e kuptoj se cili kandidat nuk përmbush kriteret", ka pyetur Duda Balje. 

Ndërkaq, kryetari i komisionit shtoi se ka pasur ankesa në lidhje me pikën 38 dhe 40. 

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, i cili tha se nuk ka asnjë arsyeje që ky proces të kthehet mbrapsht, përveç numrit që ka ardhur në kuvend. 

"E vetmja arsyeje është te përcaktimi i numrave që vijnë për votim në kuvend. Mënyra qysh është zgjedh ai numër është eliminues. Asnjë procedurë tjetër nuk është që mundemi me kthyer mbrapsht", tha Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat