Bunjaku e LDK-së e ashpër me deputetin e VV-së: Ti Dimal Basha, ulu aty mos pengo, edukohu

Aktuale

Bunjaku e LDK-së e ashpër me deputetin e VV-së: Ti Dimal Basha, ulu aty mos pengo, edukohu

Më: 7 prill 2023 Në ora: 17:26
Valentina Bunjaku

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku është nervozuar me deputetin e VV-së, Dimal Basha.

Derisa deputetja e LDK-së mbante adresimin e saj për dy vjetorin e qeverisë Kurti, Basha e pengonte nga vendi ku ishte ulur.

Kjo ka nxitur reagimin e ashpër të Bunjakut.

Ajo me zë të lartë i ka kërkuar deputeti të VV të ulet dhe të edukohet.

“Ti Dimal Basha ulu aty dhe mos pengo, edukohu. Edukohu, sepse ju mungon edukata. Mos ndërhy, ulu aty”, ka thënë Bunjaku me zë të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat