Baraliu: Numri i rasteve të shkeljes së Kushtetutës është në rritje

Aktuale

Baraliu: Numri i rasteve të shkeljes së Kushtetutës është në rritje

Më: 9 prill 2023 Në ora: 09:36
Mazllum Baraliu

Lidhur me këtë çështje për rastin e ministres Haxhiu si dhe rasteve tjera të shkeljes së aktit më të lartë, Kushtetutës gjatë viteve në Kosovë, është deklaruar profesori dhe njohësi i fushës juridike, Mazllum Baraliu.

Baraliu thekson se nuk ka asgjë të re e të pazakontë kur bëhet fjalë për shkelje ndaj Kushtetutës.

“Nuk është asgjë e pazakonshme, fatkeqësisht të gjitha pothuajse të gjitha qeveritë tona kanë pasur ballafaqime me Kushtetutën dhe kanë bërë shkelje ndaj saj, pra nuk është hera e parë që ata kur janë eksponent politik dhe pushtet mbajtës bëjnë veprime të tilla, ndërsa kur janë opozitë me katër zëra reagojnë për shkeljet që u bëhen Kushtetutës, ndërkohë kur vin vet aty, me lehtësi siç duket të padurueshme për të mos thënë ndryshe, e shkelin edhe vet”, deklaroi Baraliu.

Ai ka thënë se është rritur numri i rasteve të shkeljes ndaj Kushtetutës dhe ligjeve tjera që janë paraqitur në Gjykatë.

“Gjithashtu edhe për ligjet tjera, më herët më pak ka pasur paraqitje drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kurse kjo opozitë shumë më shpesh po i drejtohet dhe ato ligje janë në trajtim e sipër dhe deri sa nuk trajtohen, ne nuk e dimë se çfarë verdikti do të ketë, por vetë fakti që palët e pakënaqura e kanë dërguar ligjin e pagave, ligjin e zyrtarëve civil e prokurorial e të tjera, flet se janë të pakënaqur me ato ligje”, potencoi Baraliu.

Sipas tij, secila qeverisje njëra pas tjetre kanë shkelur Kushtetutën duke punësuar në institucionet shtetërore, njerëz jo kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat