Konjufca uron Pashkët: Të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri më harmonike në Kosovë

Aktuale

Konjufca uron Pashkët: Të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri më harmonike në Kosovë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 18:36
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Pashkët Katolike.

Konjufca tha se kjo festë simbolizon ringjalljen dhe shpëtimin, fitoren e të mirës mbi të keqen dhe të ligën.

Ai gjithashtu tha se koha e Pashkës është ajo e forcimit të marrëdhënieve humane dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Sot festojmë Pashkën Katolike.

Ajo simbolizon ringjalljen dhe shpëtimin, fitoren e të mirës mbi të keqen dhe të ligën.

Koha e Pashkës është ajo e forcimit të marrëdhënieve humane dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit.

Të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri më të fortë dhe më harmonike në Kosovë.

Mbetshi nën mbrojtjen e Perëndisë dhe ju realizofshin dëshirat dhe aspiratat tuaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat