Si u njoh e ndjera Kosovare Kurtaj me shoferin nga Mitrovica që ndodhej me të në momentin e fundit (Emrat)

Aktuale

Si u njoh e ndjera Kosovare Kurtaj me shoferin nga Mitrovica që ndodhej me të në momentin e fundit (Emrat)

Më: 10 prill 2023 Në ora: 11:32
Kosovare Kurtaj

Kosovare Kurtaj u gjet e vdekur në dhjetor të 2010-ës në rrugën Milloshevë-Mitrovicë. Fillimisht vdekja e saj u cilësuar si “vdekje në komunikacion”, pesë vite më vonë u bë zhvarrimi i trupit të së ndjerës me dyshimin se u dhunua pastaj u vra, e aksidenti u inskenua.

Për rastin tronditës ka folur nëna e Kosovares, Bedrije Kurtaj. Ajo ka përmendur edhe me emër së kush është i përfshirë në këtë rast.

Përmend shoqen e ngushtë të vajzës, personin me të cilin pretendohet se u aksidentua, dhe bashkëjetuesin e saj.

“Vajza e ka njoftuar Ervinin në bazë të Albana Zhubit edhe të Arbreshës, se Ervin Zejneli e ka pasur kafiqin te rruga aty se kam shkuar për ta vizituar kur ka vdekur vajza. Ku kanë biseduar në atë kafiq prej tij veç rruga i ka ndarë, edhe kanë shkuar me pi kafe edhe gjoja paskan dashtë me i çu do gota me një kësi. Një vend ku e paska pasur ky Arsim Ferizi me lojëra të fatit, filxhana a çka po di unë – qysh më kanë thënë”, ka deklaruar ajo.

“Albanën e ka njoftë se ka ndejt non-stop tek Arbëresha te vajza jem e madhja dhe te Arsim Ferizi.  As të fejuar, as të martuar nuk kanë qenë kurrë, veç kanë bashkëjetuar. Ky e ka marrë vajzën pa izën time”, u shpreh ajo.

Nëna e të ndjerës ka kritikuar ashpër edhe institucionet përgjegjëse për zbardhjen e rastit.

“Kurrë nuk m’ka thirrë Prokuroria. Prokuroria e Kosovës krejt i ka me telefona me e-maila, me adresa, po kurrë nuk më ka thirrë.

Shumë janë ndërruar, së pari kur e kanë fillua ka qenë Aleksander Lumezi i Krimeve të Randa, ka fillu rastin, pastaj ka qenë … pastaj ka qenë Naime Jashanica, pastaj ka qenë Shemsije Avdyli edhe tash e fundit ka qenë Jaorka. Asnjëra nuk e ka përfundua lëndën, me ditë se çka ka ndodhur me vajzën. Për mendim tim këta janë të kërcënuar ose të korruptuar. Po veç, ma përpara janë të kërcënuar”.

InDoks po ashtu ka tentuar për disa javë që të marrë një koment nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për këtë rast dhe atë se si u bë që për tetë vite të mos gjendet se kush e kërcënoi nënën e viktimës një vit para se të zhvarrosje Kosovare Kurtaj, se sa dëshmitarë e të dyshuar janë intervistuar. Se ndaj kujt aktualisht po zhvillohen hetime si të dyshuar për këtë rast për vrasje, por për asnjërën nga këto pyetje dhe të tjera, nuk ka pranuar madje as përgjigje me shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat