Haradinaj: Eksodi i vitit 1999 do të mbahet mend gjithë jetën

Aktuale

Haradinaj: Eksodi i vitit 1999 do të mbahet mend gjithë jetën

Më: 10 prill 2023 Në ora: 11:54
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot, me rastin e 24-vjetorit të eksodit masiv të popullatës shqiptare vendosi lule në Memorialin Përkujtimor "Bllaca 99".

Haradinaj u shpreh se eksodi i vitit 1999 do të mbahet mend gjatë gjithë jetës.

"Tani jemi në memorialin për t'i kujtuar vuajtjet e qytetarëve tonë, shqiptarëve të Kosovës e civilëve, të cilët janë zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre, nga jeta e tyre këtu në Kosovë pa pasë mundësi me marrë asgjë me vete, por vetëm ashtu si ka ndodhur në historinë që dëgjojmë për popuj, pra vetëm me shpëtu jetën, kokën, mirëpo kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjesht këtu janë mbajt me javë të tëra burra, gra, femijë e pleq", u shpreh Haradinaj.

Sot, do të shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, ata janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoni. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kanë kaluar kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. Ata kanë qenë fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, ka arritur kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat