Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta ndan çmimet “Hasan Prishtina” për ata që ndihmuan refugjatët e Kosovës

Aktuale

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta ndan çmimet “Hasan Prishtina” për ata që ndihmuan refugjatët e Kosovës

Më: 10 prill 2023 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Shoqata për Kthimin e Shqiptareve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ka ndarë çmimet “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që ndihmuan refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99.

 Jahja Lluka nga Shoqata për Kthimin e Shqiptareve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, pati fjalë të mëdha për qytetarët e Tetovës, të cilët falë vendosmërisë së tyre, kishin bllokuar autostradën për t’u mos u larguar shumë larg Kosovës.

444 mijë njerëz kanë kaluar nëpër Bllacë dhe nuk e di a u ka bërë më keq balta apo ftohti sepse aty ka qenë shumë më keq dhe mos e shikoni sot se falë investimeve ka ndryshime të mëdha. Po shfrytëzoj rastin ta falënderoj kryetarin e Tetovës, se kur Grigorovi i ka mbush autobusët për t’i larguar nga Maqedonia, qytetarët e Tetovës e kanë bllokuar autostradën dhe i kanë kthyer autobusët mbrapa për të qenë refugjatët shqiptarë sa më afër Kosovës”.

Më e mira e Bllacës 99 është e gjatë. Pas fitores së UÇK-së është fitorja e refugjatëve të cilët krejt programet anti-shqiptare i hodhen në Lepenc”.

 Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, e quajti prill i kobshëm pasi në të ftohtë mijëra shqiptar u detyruan të shpërngulen.

Prilli i vitit 99 ishte i kobshëm për shqiptarët e Kosovës, ishte acar dhe mijëra shqiptarë ishin drejtuar drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut sepse dhunshëm po dëboheshin nga okupatori i dhunshëm serb sepse ishte i pamëshirshëm dhe askush nuk e dinte se si do të përfundonte rruga larg shtëpive të tyre. Bllaca 99 është simbol i tragjedisë por njëkohësisht është shenjë e qëndrueshmërisë shqiptare, të cilët të papirë e të pangrënë e duke e bërë gjumin nëpër kampet e improvizuara”, tha ai.

 Në kuadër të ndarjes së çmimeve “Hasan Prishtina, në mesin e 24 komunave ishte edhe ajo e Hanit të Elezit, Çairit e komuna tjera. Në këtë manifestim, të ftuar kanë qenë edhe krerët institucional, por që sipas organizatorëve ata nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat