Policia flet për rënien e ashensorit në lagjen Emshir

Aktuale

Policia flet për rënien e ashensorit në lagjen Emshir

Më: 10 prill 2023 Në ora: 12:38
Ilustrim

Për arsye ende të panjohura ka rënë ashensori i një ndërtese në rrugën “Hysni Gashi” në Emshir të Prishtinës, mbrëmë rreth orës 19:00.

Si pasojë e kësaj ngjarje, tre persona kanë marrë trajtim mjekësor nga 9-të sa ishin në ashensor.

Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë e Rajonit të Prishtinës, tha se policia me prokurorinë janë duke u marrë me rastin.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Nuk dihen shkaqet e rënies së ashensorit, por se raste të tilla ndodhin në Kosovë, ka dyshime se këto raste ndodhin për shkak të cilësisë së dobët të ndërtesave kolektive në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat