Gjendet një person i vdekur në veturën e tij në magjistralen Prizren-Gjakovë

Aktuale

Gjendet një person i vdekur në veturën e tij në magjistralen Prizren-Gjakovë

Më: 10 prill 2023 Në ora: 12:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë është gjetur pa shenja jete sot në një veturë në Gjakovë.

Nga Policia është bërë e ditur se viktima është e moshës madhore.

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 11:40 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat