​LDK për shtrenjtimin e energjisë: Paaftësia po na kushton, Blloku A5 ende jashtë funksionit

Aktuale

​LDK për shtrenjtimin e energjisë: Paaftësia po na kushton, Blloku A5 ende jashtë funksionit

Më: 10 prill 2023 Në ora: 13:30
LDK

Blloku A5 i Termoncentralit Kosova A vijon të jetë jashtë funksionit prej vitit të kaluar. Edhe pse ishte premtuar që do të rikthehej në funksion në ditët e para të prillit, kjo gjë nuk ka ndodhur. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kjo po i kushton të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët duhet të paguajnë më shtrenjtë energjinë për shkak të importit në vend se të prodhohej nga Korporata Eneregjetike e Kosovës (KEK).

Koordinatori i Departamentit për Energji në LDK, Visar Azemi deklaroi për KosovaPress se për 9 muaj sa është bërë koha që prej Blloku A5 i TC Kosova A është jashtë funksionit, janë shpenzuara miliona euro për import.

Azemi: Kosova importon 1 milionë euro në ditë energji elektrike

“Janë bërë më shumë se 9 muaj prej kur Blloku A5 i Termocentralit Kosova A ka dal nga funksioni dhe tërë atë energjinë që është dashur ta prodhojë ky bllok i këtij termocentrali ne e kemi blerë në tregun energjetik. Pra, po flasim për shifra që në berzën ndërkombëtare çmimi mesatar i energjisë elektrike për vitin 2022 është mbi 270 euro dhe nëse bëjmë një kalkulim të thjeshtë në ditë na bie që t’i shpenzojmë afër 1 milion euro për import të energjisë për shkak që ky bllok i këtij termocentrali është jashtë funksionit dhe nuk është riparuar për më shumë se 9 muaj. Pra, të gjitha ato para që janë importuar sigurisht që tani qytetarët po i vuajnë me anë të tarifave të ngritura të çmimit të energjisë elektrike mbi 15%, dhe në anën tjetër e dimë që bankomati i Kurtit, Martin Berishaj ka parë një mundësi të artë për t’i shitur Kosovës energji”, tha ai.

KEK gjatë vitit 2022 ka hapur dy tenderë për remontin kapital të Bllokut A5, i cili është jashtë funksionit, por që vetëm më hapjen e tenderit me procedurë të negociuar ka arritur të nënshkruajë kontratë.

Edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në shkurt kishte premtuar në Kuvendin e Kosovës, se i Blloku A5 do të riktheheJ në punë më 1 prill, pas nënshkrimit të kontaratve për remont, por që nuk ka ndodhur.

Azemi tha se është e pakptimtë që në një kohë krize eneregjtike, të ketë vonesa burokratike nga ana e shtetit.

Azemi: Procedurat e tenderimit për remontin e Bllokut A5 të përshpejtohen

“Në një periudhë kur Kosova ka shpallur krizë energjetike dhe atë krizë e ka vazhduar çdo muaj, këto procedura të tenderimit, këto procedura burokratike duhet të përshpejtohen për shkak se je në një situatë të një emergjence, ku këto veprime duhet të jenë më të shpejta në mënyrë që mos të kemi stërzgjatje të procedurave siç ka ndodhur në rastin e kontratës për remontin e Kosovës A”, theksoi Azemi.

Azemi, i cili është kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, thotë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike që ndodhi prej datës 1 të këtij muaji në masë mbi 15%, ka mundur të evitohet.

Azemi: Kjo ngritje e çmimit të energjisë elektrike mund të evitohej

“Kjo ngritje e fundit e çmimit të energjisë elektrike ka mundur të evitohet, sepse është rezultat i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së kësaj qeverie, pra të ndajë edhe 50 milionë euro shtesë për ta mbuluar këtë ngritje që të mos kemi fare ngritje të çmimit të energjisë, këtë e kemi bërë edhe si kërkesë tek qeveria që ta ketë parasysh”, theksoi ai.

Në fund të muajit të kaluar, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka marrë vendim për rritje të tarifave të energjisë elektrike për mbi 15%. Kjo është konsideruar si barrë e papërballueshne për qytetarët.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do t’i subvencionojnë familjet për konsum të energjisë deri në 800kWh në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat