Tahiri: Sot është dita e 100-të e vitit, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’

Aktuale

Tahiri: Sot është dita e 100-të e vitit, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’

Më: 10 prill 2023 Në ora: 14:17
Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar pushtetin, duke thënë se nuk ka mundësi askujt në Qeveri me i thënë “puna e mbarë”.

Ai ka thënë se nuk po shihet se çka do të ndodh me pagën minimale, se nuk dihet fati i Ligjit të Pagave dhe se nuk dihet kur do të nisin punimet në magjistrale.

“Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’.

Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat