Hekuran Murati shpenzoi veç 2% të buxhetit për investime kapitale

Aktuale

Hekuran Murati shpenzoi veç 2% të buxhetit për investime kapitale

Më: 10 prill 2023 Në ora: 15:11
Ministri i Financave Hekuran Murati

Ministri i Financave Hekuran Murati ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale gjatë vitit 2022.

Kështu bëhet e ditur në një infografikë të Institutit GAP.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht kritikohet për mosrealizimin e projekteve të investimeve kapitale, ku sipas opozitës dhe njohësve të ekonomisë, realizimi i tyre është pothuajse zero për qind.

Në bazë të Raportit Financiar të Thesarit të Kosovës, investimet kapitale në periudhën gjashtëmujore të 2022-ës ishin vetëm 9 për qind, më e ulta në dhjetë vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat