Eksodi “Bllaca 99”, Haziri i kërkon Osmanit që të ndajë një çmim për shqiptarët e Maqedonisë Veriore, për kontributin e tyre historik

Aktuale

Eksodi “Bllaca 99”, Haziri i kërkon Osmanit që të ndajë një çmim për shqiptarët e Maqedonisë Veriore, për kontributin e tyre historik

Nga: M.L. Më: 10 prill 2023 Në ora: 15:42
Foto nga vendngjarja

Publicisti Nexhat Haziri e konsideron si ta pafalshëm faktin që edhe pas 24 viteve dhe 15 vite të shtetësisë së Kosovës, nuk ka një çmim dedikuar shqiptarëve të Maqedonisë Veriore, për t’ua njohur kontributin e tyre historik në ndihmë shqiptarëve të përndjekur nga Kosova.

Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se mobilizimi i shqiptarëve në MV ishte i pashembullt, pasi ata do ta sfidonin forcimin ushtarak të kufirit nga regjimi maqedonas, për të arritur deri te çdo shqiptar i Kosovës.

“Kujtese historike : BLLACE 1999!

Është e pafalshme që edhe pas 24 viteve, 15 vite të shtetësisë së Kosovës, nuk kemi një çmim dedikuar shqiptarëve të Maqedonisë Veriore, për t’ua njohur kontributin e tyre historik në ndihmë shqiptarëve të përndjekur nga Kosova që po depërtoheshin nga policia dhe ushtria serbe drejt MV-së, e që ishin mbajtur me ditë dhe net të tëra në zonën kufitare “Bllacë” nga autoritetet maqedonase për t’i penguar që të depërtonin brenda MV-së. Mobilizimi i shqiptarëve në MV, ishte i pashembullt, ata do ta sfidonin forcimin ushtarak të kufirit nga regjimi maqedonas, për të arritur deri te çdo shqiptar i Kosovës për t’ia shtrënguar dorën, për t’ia ndarë një buke, një shishe ujë, një batanije, për t’i kaluar fshehurazi në MV të sëmurit, të plagosurit, për t’i inkurajuar dhe për t’iu dhënë shpresë, se nuk ishin të braktisur nga vëllezërit e gjakut, por ishin dhe do të jenë bashkë për ta kaluar këtë vuajtje biblike”, shkruan Haziri.

Sipas tij, duhet po ashtu të njihet merita e Menduh Thaçit, kryetarit aktual të PDSH-së, i cili bëri që MV -ja ta hapte kufirin për të kaluar refugjatet shqiptar nga Kosova, duke e kërcënuar hapur qeverinë e Lubço Georgievski në atë kohë.

“Andaj si qytetar i Kosovës, do t’i propozoja Presidentes Vjosa Osmanit që në vitin e ardhshëm, në përvjetorin e kujtimit të eksodit “Bllaca ‘99” të ndajë një çmim për shqiptarët e MV- se për kontributin e tyre historik. (n. h)”, përfundoi publicisti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat