Prishja e ashensorit, nxjerren të gjithë minatorët e bllokuar në minierën e Trepçës

Aktuale

Prishja e ashensorit, nxjerren të gjithë minatorët e bllokuar në minierën e Trepçës

Më: 10 prill 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Tanimë kanë arritur të nxjerren thuajse të gjithë minatorët në minierën e Trepçës të cilët u bllokuan brenda për shkak të prishjes së ashensorit rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Lajmin për daljen e minatorëve e ka konfirmuar Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi.

Kryetari Januzi tha se tani janë duke nxjerrë edhe tre minatorët e fundit që ishin bllokuar për afër 15 orë.

“Tani janë duke dalë edhe tre minatorët e fundit nga miniera”, tha Januzi.

Ai gjithashtu tregoi se gjendja e tyre është stabile, përkundër shqetësimeve që kanë pasur për shkak të kohës së gjatë brenda.

“Edhe gjendja e tyre është stabile, përveç se normale kanë pasur shqetësime, pasi ka qenë kohë e gjatë që janë brenda”, tha Januzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat