James Rubin: Kosova dhe Serbia morën vendime të vështira, tash duhet edhe disa tjera

Aktuale

James Rubin: Kosova dhe Serbia morën vendime të vështira, tash duhet edhe disa tjera

Më: 10 prill 2023 Në ora: 17:26
James Rubin

Një prospekt më i ndritshëm për rajonin është Marrëveshja për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë emisari special i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James Rubin, i cili po qëndron në vizitë katër ditore në rajon.

Rubin gjatë një konference për shtyp në Podgoricë tha Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve. ShBA punon dhe ndihmon që Kosova dhe Serbia të kenë marrëdhënieve normale, të jetojnë afër njëri tjetrit, t’ua njohin simbolet njëra tjetrës, të drejtat e pakicave, liritë e lëvizjes dhe të ecin para, u shpreh Rubin para gazetarëve.

“Unë shoh dallime të mëdha në krahasim me kohën e luftës, mjerimit, masakrave masive të civilëve të pafajshëm... Tani mund të shohim perspektivën e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE, nëse liderët e pranojnë shansin që u është dhënë... Ata thjesht duhet të marrin disa vendime të vështira. Asgjë e mirë nuk ndodh në botë nëse nuk merren vendime të vështira. Disa vendime të vështira tashmë janë marrë, por disa të tjera duhet të merren", ka thënë James Rubin, siç e citoi "Vijesti".

Rubin ka shërbyer si asistent i Sekretares së Shtetit të ShBA’së, Madeleine Albright në periudhën 1997-2000 dhe vjen në rajon për herë të parë pas 23 vitesh.

Rubin tha se se Mali i Zi ka të ardhme më të mirë sepse është anëtar i NATO-s dhe pritet të jetë pjesë e BE-së në të ardhmen. "Arsyeja pse jam këtu, në emër të Presidentit Biden dhe sekretarit Blinken, është sepse e ardhmja e suksesshme e Malit të Zi duhet të përfshijë përpjekje të forta dhe të përkushtuara në luftën kundër sfidave të dezinformimit”.

“Është një problem i ri në botë, sepse errësira errësira e globalizimit dhe ana e errët e revolucionit dixhital lejojnë regjimet autoritare, si Rusia dhe Kina, të përdorin mjetet që ne menduam se do të sillnin demokracinë në botë, të sjellin errësirë, dezinformata, gënjeshtra. Ne duhet ta ndalojmë atë sa më mirë që ne. mundet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat