Videoja ku Naser Pajazitaj shihet teksa gjuan me armë/ Vëllai i Donjetës ka disa fjalë për avokatin mbrojtës

Aktuale

Videoja ku Naser Pajazitaj shihet teksa gjuan me armë/ Vëllai i Donjetës ka disa fjalë për avokatin mbrojtës

Nga: M.L. Më: 10 prill 2023 Në ora: 20:36
Donjeta Pajazitaj

Shkelqim Pajazitaj, vëllai i së ndjerës Donjeta Pajizataj, ka publikuar një video ku pretendon se ”Naser Pajazitaj kishte shtënë me armë në një aheng“.

Ai në emisionin “Frontal” të hënën ka pretenduar se “Prokuroria e Pejës ka kërkuar nga Naser Pajaziataj që nëse na jep këtë armë për ekzaminim dhe nuk përputhen të dhënat ti ke me qenë i lirë“.

Por, Pajazitaj ka thënë se ”Naseri nuk e ka dorëzuar armën“, dhe ”as policia nuk ka arritur t’ia gjejë“.

Pas publikimit të kësaj videoje, Shkelqim Pajazitaj ka reaguar edhe në Facebook, ndaj avokatit të Naser Pajazitajt i cili sipas tij, pati deklaruar publikisht se nëse dalin videot e Naserit duke gjuajtur me armë ai do të hiqte dorë nga mbrojtja e tij.

“Mbas këtij publikimi nuk besoj se do të ketë ndërgjegje avokati Ahmet Tahiri, i cili pat deklaruar publikisht se nëse dalin këto video, unë do të heq dorë nga mbrojtja e tij,

Edhe pse këto video janë prezantuar në shqyrtim gjyqqsor, por prapë se prapë kaq e ulët qenka ndërgjegjja e avokatit Ahmet Tahiri”, shkruan Shkelqim Pajazitaj në Facebook.

Gjykata Supreme e ka liruar nga akuzat Naser Pajazitajn, që ishte i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj në nëntor të vitit 2015 në bjeshkët e Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat