Gjuriq flet në emër të ShBA-së: Për qasjen e Kurtit, s'ka më simpati as Uashingtoni

Aktuale

Gjuriq flet në emër të ShBA-së: Për qasjen e Kurtit, s'ka më simpati as Uashingtoni

Më: 10 prill 2023 Në ora: 20:45
Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia dhe ShBA janë duke bashkëpunuar më ngushtë se kurrë në tre dekadat e fundit, ndërsa ka theksuar se Kosova është duke e humbur mbështetjen ShBA-së.

Sipas Kosovo Online, Gjuriq ka shtuar se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që ka Serbia dhe ShBA në lidhje me Kosovën, ka shumë fusha të tjera ku vendet mund të zhvillojnë bashkëpunimin.

“Çdo ditë mundohemi të kapërcejmë gjithçka që ka mbetur në një farë mënyre negative nga 142 vite marrëdhënie të gjata në tre dekadat e fundit dhe ta lëmë në të kaluarën,"- citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, duke folur për marrëdhëniet me Amerikën në një kohë kur Serbia nuk e njeh Kosovën, Gjuriq ka thënë se është Kurti ai që po e shkel stabilitetin në veri.

“Ne duam të ruajmë stabilitetin në veri të Kosovës, Kurti vazhdimisht po e shkel atë,”-ka thënë ai.

Tutje raportohet se ai ka shtuar se për këtë politikë të Kurtit, nuk ka më mirëkuptim as Uashingtoni.

"Në të gjitha takimet dhe bisedat që kam në ShBA, kam hedhur dritë të re mbi atë që po ndodh në terren. Nuk ka asnjë simpati për qasjen që shkakton destabilitet në Evropën Juglindore. Përshtypja ime është se Amerika nuk dëshiron që Ballkani të 'bie në zjarr' në këtë moment. Unë po kërkoj sanksione në Uashington për Kurtin dhe këtë pa mëdyshje sepse po jap argumente se ai po minon interesat amerikane në rajon dhe se po e largon rajonin në mënyrë strategjike nga qëllimet që duhet të jenë të përbashkëta për ne. Shumë në ShBA duan që Prishtina të mos marrë më mbështetje boshe,”- ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat