Zgjedhjet e 23 prillit me shumë pikëpytje, përmendet mungesa e legjitimitetit dhe siguria

Aktuale

Zgjedhjet e 23 prillit me shumë pikëpytje, përmendet mungesa e legjitimitetit dhe siguria

Më: 10 prill 2023 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Pas 13 ditesh qytetarët e katër komunave veriore të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit. Kjo për shkak se në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, kryetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçait patën dhënë dorëheqje.

Zgjedhjet fillimisht u shpallën më 18 dhjetor, mirëpo pas tensioneve të mëdha, ato u shtynë.

Lista Serbe nuk ka nxjerrë kandidat në këto komuna të cilat konsiderohen bastion i këtij subjekti.

Në anën tjetër, Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se duhet vlerësuar gatishmërinë e Kosovës për t’i shtyrë zgjedhjet e shpallura në nëtor dhe në këtë formë i ka kontribuuar shtensionimit të situatës atje.

Krahasuar më atëhere, Cakolli thotë se situata duket të jetë më e qetë, por është e brishtë dhe një incident i mogël mund ta përshkallëzoj.

“Mospjesmarrja e Listës Serbe sigurisht se nuk është lajm i mirë, duke ditë që Lista Serbe gëzon përkrahjen e 95% e atyre që dalin në zgjedhje atje. Mospjesmarrja do të ketë ndikim të shumëfisht. Kjo do të ndikoj në daljen, e cila do të jetë një shifrore. Me një dalje të vogël legjitimiteti do të jetë i kontestuar dhe ky ka qenë qëllimi kryesor i Listës Serbe të tentoj ta sfidoj aturoitetin e institucioneve tona. Potencialisht mund të kemi kryetar shqiptarë në zona të banura dukshëm nga serbët do të jetë vështire që kryetarët e rinj do të arrijnë ta ushtrojnë mandatet e tyre. Nuk është krijuar ende klima e nevojshme për të thënë që në veri do të ketë zgjedhje të lira dhe kjo do të jetë barrë për institucionet tona”, ka thënë Cakolli.

I pyetur se a do të ishte opsion i mirë mbajtja e zgjedhjeve në stacione policore, Cakolli ka thënë se kjo nuk do ishte imazh i mirë për zgjedhje.

Përveç katër kryetarëve të komunave veriore, dorëhqeje patën dhënë edhe deputetët e Listës Serbe të cilët më pas u zëvendësuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat