Beteja e Koshares, Vllasi: Aksidentalisht forcat tona hapën zjarr ndaj neve

Aktuale

Beteja e Koshares, Vllasi: Aksidentalisht forcat tona hapën zjarr ndaj neve

Më: 10 prill 2023 Në ora: 21:43
Komandanti i njësitit Kobra, Naser Vllasi

Komandanti i njësitit Kobra, Naser Vllasi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kazerma në Koshare ka pasur të merret në ditën e parë sipas planit operativ, por që u desh ditën e dytë të merret.

Vllasi ka thënë se njësiti i tij ka pasur ndër ushtarët më të mirë në UÇK dhe kanë qenë të parët që janë futur në kazermë. Por më pas ai shtoi se ka pasur raste kur ka pasur zjarr aksidental gjatë luftës.

“Njësiti i themeluar Kobrat, kanë qenë ushtarët më të mirë gjatë vitit 98. Kur e kam marrë këtë njësi, si shefi operativ si komandanti Rrustemi, kemi qenë në vijë. Ka shkuar shumë mirë”, tha ai.

“Objekti i kazermës ka pasur të merret në ditën e parë, nuk kemi mundur e kemi marrë në ditën e dytë. Të parët që jemi futur brenda jemi ne Kobrat. Si cdo luftë ka edhe aksidentalisht, deri sa jemi futur është hapur zjarr prej njësive tona ndaj neve. Nuk mund t’i fshehim pasi kemi edhe pamjet nga ajri. Jam i shpërblyer edhe nga amerikanët. Unë shokët më të mirë në luftë i kam amerikanët”, shtoi Vllasi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat