​Murati tregon kategoritë ku Kosova kishte pakon më të madhe mbështetëse në rajon

Aktuale

​Murati tregon kategoritë ku Kosova kishte pakon më të madhe mbështetëse në rajon

Më: 10 prill 2023 Në ora: 22:52
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022.

Murati ka shkruar në Facebook se inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet. Megjithatë, sipas tij, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë.

“Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022.

Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat