Kryeziu: Kushtetuta e Kosovës nuk shpreh vullnetin burimor të popullit

Aktuale

Kryeziu: Kushtetuta e Kosovës nuk shpreh vullnetin burimor të popullit

Më: 11 prill 2023 Në ora: 06:22
Kadri Kryeziu

Kushtetua e Kosovës e cila ka ardhur nga marrëveshja e Pakos së Ahtisarit dhe nuk është votuar përmes popullit me referendum nuk shpreh vullnetin burimor të popullit.

Ky është vlerësimi që jep ish-anëtari i Gjykatës Kushtetues, Kadri Kryeziu.

Ai ka thënë se Kushtetua e Kosovës e cila 15-vjet më parë është miratuar në një moment të caktuar duhet të ndryshohet.

“Kushtetutë e imponuar nuk e shpreh vullnetin burimor të popullit. Kushtetuta në vazhdimësi duhet të ndryshohet për shkak se ndryshojnë e dhe zhvillimet ekonomike dhe politike të vendit. Andaj unë konsideroj se në momente të caktuara , faza të caktime duhet të amandamentohet edhe Kushtetua e Kosovës”, ka thënë Kryeziu.

Por, ndryshimin e saj ai e sheh si problematike për shkak se për një gjë të tillë nevojitet 2/3 edhe të deputetëve të minoriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat