Imer Imeri flet publikisht: Urdhërdhënësi për vrasjen e vëllait tim gjendet në Hagë

Aktuale

Imer Imeri flet publikisht: Urdhërdhënësi për vrasjen e vëllait tim gjendet në Hagë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 06:32
Imer Imeri

Imer Imeri i cili është vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, është pyetur për marrëdhëniet e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në Hagë si akuzuar për krime lufte.

Ai tha se e falënderon Thaçit për fjalët e thëna për vëllain e tij, ndërsa u shpreh se ish-shefi i shtetit i ka bërë “be në 300 pleq” që nuk ka “gisht e as hile” në vrasjen e vëllait të tij.

Megjithatë, ai gjatë bisedës në emision foli edhe për “urdhërdhënësin” e Haki Imerit.

“A është në mesin e urdhërdhënësve për të cilët ju ka folur juve zotëri Thaçi sot në bankën e të akuzuarve nga Gjykata Speciale?”, ishte pyetja që moderatori Ermal Panduri, ia shtroi Imer Imerit.

“Zoti Ermal, është, është, juve po iu kallëzoj”, ia ktheu ai, duke nënkuptuar se fjala është për katërshen që po mbahet në Hagë siç janë; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat