Muja: Vet-menaxhimi nuk është as vetëqeverisje

Aktuale

Muja: Vet-menaxhimi nuk është as vetëqeverisje

Më: 11 prill 2023 Në ora: 06:55
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja duke folur për dakordimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër dhe çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se elementi i vet-menaxhimit nuk jep kompetenca shtesë.

Madje sipas tij, vet-menaxhimi nuk është as vetëqeverisje.

Ai në emisionin ka thënë projekti i një asociacioni një etnik ka marrë fund.

“Vet- menaxhimi nuk është as vet-qeverisje e lëre më diçka më shumë. Vet-menaxhimi do të thoja fokusohet më shumë tek procesi se sa tek etniteti dhe territorialiteti i gjërave siç ka qenë në vitin 2013. Projekti i diskutuar thellësisht që nga viti 2016-2020 e mjerisht i dakorduar edhe brenda vendit tonë merr fund”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për disa elemente të vet-menaxhimit në disa fusha si në arsim e shëndetësi në komunat me shumicë serbe, Kosova është pajtuar në vitin 2018, por që dalin edhe nga Pako e Ahtisarit.

Sipas tij, elementet territoriale dhe etnike me të cilat është pajtuar ish-kryeministri Isa Mustafa në vitin 2015 janë të pavlefshme.

“Këto elementet territoriale etnike që Isa Mustafa i ka pranuar në vitin 2015 dhe më pas Gjykata Kushtetuese i ka shpallur të pavlefshme nuk besoj që janë valide”, ka thënë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat