Plagoset me armë zjarri një person në veri

Aktuale

Plagoset me armë zjarri një person në veri

Më: 11 prill 2023 Në ora: 07:10
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 10 prill, rreth orë 23:48 ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet për plagosje me armë zjarri, të një personi në veri të vendit.

“Njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore lidhur me hetimin dhe verifikimin e informacionit të pranuar, duke përfshirë edhe dërgimin e një njësie policore në spitalin e Mitrovicës Veriore. Nga aty kanë pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person,i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij”, ka njoftuar policia.

Policia e Kosovës ka theksuar se është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe ka mohuar raportimet e mediave serbe se janë përfshirë në shkëmbim zjarri.

“Vlen të potencojmë dhe njëherit të sqarojmë se, Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar. Andaj edhe shkrimet, apo pyetjet e adresuara Policisë së Kosovës nga disa mediume serbe, se kinse Policia e Kosovës është përfshirë, apo në formën e pyetjes se a është përfshirë në gjuajtje me armë dhe plagosje të një personi te ura e Bistricë në komunë të Leposaviqit, ju informojmë dhe njëherit ritheksojmë se Policia e Kosovës, nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat