Seanca ndaj katërshes së UÇK-së/ Dy orë nga nisja e gjykimit, dëshmitarja e parë vazhdon dëshminë me dyer të mbyllura!

Aktuale

Seanca ndaj katërshes së UÇK-së/ Dy orë nga nisja e gjykimit, dëshmitarja e parë vazhdon dëshminë me dyer të mbyllura!

Më: 11 prill 2023 Në ora: 07:36 Përditësuar në ora: 12:49 më 11.04.2023
Pamje nga seanca në Hagë

Dëshmitarja e parë vazhdon dëshminë në seancë të mbyllur

Gati qe dy orë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në seancën ku po bëhet dëgjimi i dëshmitares së parë.

Dëshmitarja e parë në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së, është një grua e po dëshmon në seancë të mbyllur.

Siç bëri të ditur në pjesën e pyetjeve të hapur, dëshmitarja ka dhënë dy herë dëshmi për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Më 4 prill 2023 ka filluar gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pas më shumë se dy vjetësh.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.

Dëshmitarja e parë është intervistuar dy herë nga Prokuroria: Seanca e mbyllur për publikun

Dëshmitarja e parë që po jep dëshminë e saj në Gjykatën Speciale, ka filluar me deklaratën e saj.

Megjithatë, qysh në fillim, seanca ka kaluar në private dhe pjesa fillestare nuk u dëgjua.

Por, ajo që u bë e ditur nga disa pyetje të hapura është se dëshmitarja ka dhënë dy herë dëshmi për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ajo ka kërkuar që të bëhen disa ndryshime në intervistat që ka dhënë më herët. Megjithatë, kur dëshmitarja nisi të jap arsyet, seanca sërish u bë private dhe nuk u dëgjua asgjë për publikun.

Pjesa më e madhe e kësaj dëshmie pritet të jetë e mbyllur.

"Ne kërkojmë që të gjitha pyetjet tona të bëhen në seancë të mbyllur", tha prokurori.

Përgjigjet e dëshmitares:

Prokurori: Zonja dëshmitare, a jeni intervistuar më herët nga Prokuroria e kësaj gjykate?

Dëshmitarja: Po në Prishtinë.

Prokurori: Në dy raste apo jo?

Dëshmitarja: Po.

Prokurori: A është kjo dëshmia juaj në faqen e parë?

Dëshmitarja: Po.

Prokurori: A është kjo dëshmia e dytë për ZPS-në?

Dëshmitarja: Po.

Prokurori: Kohët e fundit a keni pasur mundësi të rikujtoni dy intervistat?

Dëshmitarj: Po, konsideroj që po.

Prokurori: Në seancën përgatitore javën e kaluar renditët disa ndryshime që duhet bërë në këto intervista?

Dëshmitarja: Po

Prokurori: Këto ndryshime a janë reflektim? (Këtu seanca kaloi në private)

Në total pritet të jenë rreth 300 dëshmitarë të Prokurorisë. Ajo ka kërkuar afër 600 orë kohë për ta paraqitur rastin e saj.

Gjatë kësaj jave pritet të dëgjohen dy dëshmitarët e parë të Prokurorisë.

Kujtojmë se javën e kaluar në Hagë u thanë fjalët hyrëse të Prokurorisë e avokatëve.

Përderisa Prokuroria i bëri përgjegjës krerët e UÇK-së për më shumë se 100 vrasje, avokatët vlerësuan se klientët e tyre nuk kanë asnjë përgjegjësi për këto veprime.

Dëshmitarja e parë ndaj krerëve të UÇK-së me identitet të fshehur - shfaqet me masa mbrojtëse

Ka nisur seanca e sotme në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmitarja e parë është grua, dhe ajo është shfaqur me masa të rrepta mbrojtëse si: duke iu fshehur identitetit, me ndryshim të zërit dhe pa u shfaqur asnjë informacion tjetër.

Ajo pritet të jap dëshmi rreth 4 orë.

Seanca do të fillojë me pyetjet e Prokurorisë.

Nis procesi i dëgjimit të dëshmitarëve ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjetësh zvarritje.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon sot, Zyra e Prokurorit nis paraqitjen e provave

Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë sot, ku zyra e Prokurorit të Specializuar do të nisë paraqitjen e provave kundër të akuzuarve.

Seanca do të vazhdojë edhe më datë 12, 13 prill, e më pas javën tjetër, më 18, 19 dhe 20 prill.

Aktakuza nga ZPS-ja thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarët të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Në nisje të gjykimit, javë më parë të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të dhjetë pikat e aktakuzës.

Prokuroria argumentoi se qëllimi i përbashkët i kryerjes së krimeve nga të pandehurit ishte që ata të “fitonin pushtet në luftë, në Kosovë dhe ndaj personave që perceptoheshin si kundërshtarë të UÇK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat