Siguria në punë/ Vitin e kaluar 15 punëtorë vdiqën në vendin e punës, sivjet 2

Aktuale

Siguria në punë/ Vitin e kaluar 15 punëtorë vdiqën në vendin e punës, sivjet 2

Më: 11 prill 2023 Në ora: 08:23
Ilustrim

Sektori i ndërtimtarisë mbetet më i rrezikshmi për të punuar, dhe si pasojë numri më i madh i të vdekurve në vendin e punës vie nga ky sektor.

Në këtë periudhë të këtij viti, 2 persona kanë gjetur vdekjen derisa po punonin, ndërsa numri i atyre që humbën jetën në vitin e kaluar është 15.

Kështu ka bërë të ditur Hekuran Nikçi, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës.

“Gjatë vitit 2022 janë evidentuar 15 raste me fatalitet si pasojë e aksidentit në vendin e punës, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 2 raste me fatalitet. Më shumë kësi raste ndodhin në sektorin e ndërtimtarisë”, u shpreh Nikçi.

Nikçi ka treguar se sa punëdhënës janë gjobitur për mosrespektim të ligjit.

“153 masa ndëshkimore janë shqiptuar në këtë periudhë tremujore”.

Kryeinspektori i punës thotë se këtë vit ka rënie të mritnu të punëtorëve të padeklaruar në punë.

Gjatë kësaj periudhe janë pranuar 218 ankesa të palëve, ndërsa në këtë periudhë janë realizuar gjithsej 955 inspektime. Gjatë inspektimeve vërehet trend i rënies së punëtorëve të padeklaruar”, thotë Nikçi.

Tutje, Nikçi deklaroi se mos krijimi i kushteve të sigurta të punës dhe mungesa e trajnimeve janë shkaqet kryesore që punëtorët humbin jetën në vendin e punës.

Në Kosovë një numër I konsiderueshëm i punëtorëve punojnë pa sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat