Klinaku i revoltuar pasi dëshmitarja kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëgjohet në seancë private

Aktuale

Klinaku i revoltuar pasi dëshmitarja kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëgjohet në seancë private

Më: 11 prill 2023 Në ora: 10:54
Faton Klinaku

Dëgjimi i dëshmitares së parë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po zhvillohet në seancë private.

Lidhur me këtë është shprehur i revoltuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai gjithashtu ka përmendur faktin që dëshmitarja është e mbrojtur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi fytyra dhe zëri i saj janë fshehur.

Pak po iu duket që i fshehët fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat