I revoltuar për sulmin ndaj Valon Sylës, flet Bleron Baraliu: Duhesh me qenë edhe qyqan, edhe i marrë!

Aktuale

I revoltuar për sulmin ndaj Valon Sylës, flet Bleron Baraliu: Duhesh me qenë edhe qyqan, edhe i marrë!

Nga: M.H. Më: 12 prill 2023 Në ora: 07:31
Bleron Baraliu

Është sulmuar gazetari dhe analisti Valon Syla nga tre persona.

Si pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu.

Ai u shpreh i revoltuar duke e quajtur këtë akt qyqan dhe i marrë për të vepruar kështu, përcjell “Bota sot”.

Shoqnia jonë duhet të adoptojë ligjet më agresive dhe ndëshkoj deri në kulm fundrrinat që e godasin fjalën e lire”, shtoi ndër të tjera Baraliu.

Postimi i plotë

Duhesh me qenë edhe qyqan, edhe i marrë, edhe pus pa fund për me ia ça krytë një gazetari vetëm pse ai e shpreh një mendim, sado të papranueshëm. Shoqnia jonë duhet të adoptojë ligjet më agresive dhe ndëshkoj deri në kulm fundrrinat që e godasin fjalën e lirë. Çdo justifikim apo tolerancë ndaj një akti të tillë si sot është turpi i shoqnisë tonë. Unë po çuditem si po mungojnë reagimet më të ashpra të mundshme! Valon A. Syla uroj të shërohet 100% dhe ti rritet guximi 500%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat