Urdhri ndaj Sali Mustafës për kompensimin e viktimave ka krijuar precedent

Aktuale

Urdhri ndaj Sali Mustafës për kompensimin e viktimave ka krijuar precedent

Më: 12 prill 2023 Në ora: 18:35
Amer Alija

Vendimi i Gjykatës Speciale e cila ka urdhëruar Sali Mustafën t’i kompensojë viktimat për të cilat ai është i dënuar me 26 vjet burg për krime lufte e kundër njerëzimit, po vlerësohet i paprecedentë.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se në të kaluarën në asnjë proces gjyqësor përfshirë edhe atë në Tribunalin e Hagës nuk ka pasur urdhra për kompensim të viktimave.

“Ky rast e ka kiju një precedent, pasi në të kaluarën në procese gjyqësore, qoftë në Tribunalin e Hagës apo në procese gjyqësore në Kosovë nuk kemi pasur urdhrat për dëmshpërblim pas shpalljes së aktvendimit. Zyra e viktimave e cila i ka përfaqësua viktimat në rastin kundër Salih Mustafës, ka kërkuar që kompensimi të bëhet apo vendimi të merret nga gjykata për arsye se në të kaluarën në Kosovë nuk janë kompensuar viktimat për krimet e luftës edhe pse një e drejtë e tillë u takon”, ka thënë ai.

Alija ka treguar në shteti i Kosovës e ka për obligim t’i kompensojë viktimat.

“Sipas Ligjit për kompensimin e viktimave fillimisht dëmshpërblimin e paguna i dënuari në ras se ka mjetet financiare,në rast se nuk ka atëherë këto kompensime bëhen nga fondi i viktimave i cili është i parashikuar edhe me Ligjet e Kosovës. Por Ligji aktual në Kosovë nuk përfshinë edhe ato për viktimat e Gjykatës Speciale dhe për këtë arsye nga gjykata e kanë ftuar Qeverinë që ti marrin hapat dhe të krijojnë mekanizma që tu mundësohet edhe këtyre viktimave një kompensim ashtu siç e kërkon ligji i Kosovës”, ka thënë ai.

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Salih Mustafa si i dënuar për krime lufte, t’i paguajë 207 mijë euro për kompensimin e viktimave në rastin e tij.

Vendimin e ka shpallur gjyqtarja e rastit.

“Urdhëron Mustafën të paguajë 30 mijë euro viktimës 8, 80 mijë euro viktimës 9, 60 mijë euro viktimës 10, nga 10 mijë euro viktimave 5, 6 dhe 12, 5 mijë eruo viktimës 11, dhe 2 mijë euro viktimës 12. Kjo duhet të realizohet brenda afatit sipas afatit nga autoriteti përgjegjës”, thuhet në vendimin e gjyqtares.

Salih Mustafa ishte dënuar me 26 vjet burg për krime lufte e kundër njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat