Eksperti i sigurisë thotë se rasti në Zveçan ishte lëshim dhe jo i qëllimshëm

Aktuale

Eksperti i sigurisë thotë se rasti në Zveçan ishte lëshim dhe jo i qëllimshëm

Më: 12 prill 2023 Në ora: 18:54
Policia e Kosovës

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku thotë se rasti i incidentit në Zveçan, ku Policia e Kosovës mohoi fillimisht se ishte e përfshirë në rastin e plagosjes së një qytetari serb ka qenë më shumë lëshim.

Ai thotë se ky rast nuk beson se është bërë me qëllim, megjithatë sipas tij, gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin brenda Policisë së Kosovës.

“Po supozojë se kanë qenë më shumë lëshime se sa e qëllimshme… Lëshime të tilla nuk do duhej të ndodhin në radhët e Policisë së Kosovës, pra nuk duhet të fshehën, personalisht nuk besoj që është bërë me qëllim. Ka qenë një moskoordinim në kohë”, ka thënë ai.

Në orët e para të së martës një qytetar serb është plagosur me armë zjarri në Zveçan.

Policia e Kosovës fillimisht për këtë rast kishte mohuar se zyrtarët policorë kanë gjuajtur me armë.

Por, më pas kishte pranuar se një polic ka gjuajtur me armë zjarri ndaj qytetarit serb i cili nuk kishte respektuar urdhrin e PK-së për ndalje në një pikë kontrolli.

Më pas nga institucioni është konfirmuar se katër pjesëtarë të PK-së të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë suspenduar dhe arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat