Todosijeviqit i shtyhet vuajtja e dënimit me burg për dy muaj

Aktuale

Todosijeviqit i shtyhet vuajtja e dënimit me burg për dy muaj

Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:11
Ish-ministri i pushtetit lokal, Ivan Todosijeviq

Ish-ministrit të pushtetit lokal, Ivan Todosijeviq, i është shtyrë edhe për dy muaj ekzekutimi i nisjes së vuajtjes së dënimit prej një viti burgim me të cilin e kishte dënuar Gjykata Themelore e Prishtinës-Departamenti Special.

Todosijeviq, që u dënua për shkak të veprës penale nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik në vitin 2019 derisa mbante postin e ministrit, e quajti trillim Masakrën e Reçakut gjë që çoi te shkarkimi i tij.

Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në kryeqytet, konfirmoi për k. Kosova vendimin për shtyrje duke thënë se mbrojtësi i Todosijeviqit, ka parashtruar kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të sanksionit penal – dënimit me burg për të dënuarin.

“Lidhur me lutjen për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, i dënuari ka bashkëngjitur si provë dokumentet mjekësore në emër të tij. Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani – Rama, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së të dënuarit I.T, për shtyrjen e ekzekutimit të sanksionit penal – dënimit me burg, pas shqyrtimit të kërkesës ka konstatuar se kërkesa është e bazuar, ashtu që ekzekutimi shtyhet për 2 (dy) muaj”, sqaroi Gashi.

Sipas vendimit paraprak, Todosijeviq do të duhej të paraqitej për të vuajtur dënimin me 3 prill. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat