Këta janë të arrestuarit për sulmin kundër Valon Sylës

Aktuale

Këta janë të arrestuarit për sulmin kundër Valon Sylës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:43
Valon Syla

Tre persona, të rinj janë arrestuar për sulm kundër gazetarit Valon Syla.

Paparaci ka zbuluar se ata janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.

Ndërkohë, ministri Xhelal Sveçla njoftoi pak minuta më parë se se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetari Syla, janë arrestuar sot.

“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar i pari i MPB-së në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat