Zemaj flet për Specialen: T’u jepet përgjigje të këqijave që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës

Aktuale

Zemaj flet për Specialen: T’u jepet përgjigje të këqijave që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:40
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur për vrasjet e luftës dhe pasluftës në Kosovë dhe për procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë,

Zemaj ka thënë se LDK kërkon drejtësi për vrasjet enigmatike që mbeten ende të pazgjidhura.

“Kërkojmë drejtësi për vrasjet, të cilat shumica kanë mbetur enigmatike, në Kosovën e luftës dhe pasluftës. Figura madhore janë eliminuar, shumica me atentate të përgatitura”, ka thënë ai në DPT te Fidan Jupolli.

“Kërkesa jonë permanente është që të ketë drejtësi. Çdo krim duhet të zbardhet, kudoqoftë dhe nga kushdoqoftë. Më së miri është të presim verdiktin e gjykatës”, ka deklaruar ai.

Akuzat se LDK dhe anëtarë të saj po bashkëpunojnë dhe po dëshmojnë në Gjykatën Speciale, Zemaj i ka quajtur propagandë ndaj partisë së tij.

Ai ka thënë se duhet t’u jepet përgjigje të këqijave që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës.

“Kemi qenë këtu edhe kur është themeluar gjykata speciale, kur ka dështu drejtësia e EULEX-it, Uniku-ut dhe ajo e Kosovës. Tash duhet t’ia lëmë drejtësisë. Duhet t’u jepet përgjigje të këqijave që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës”, ka deklaruar ai.

Zemaj ka theksuar se LDK nuk ka interferuar asnjëherë në drejtësi.

“LDK është subjekt serioz, për respektimin e të drejtës dhe ligjit. Nuk ka asnjëherë dëhsmi që ka interferu në drejtësi”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat