Thaçi tha se Rugova do dëshmonte për të, ky është reagimi i Zemajt

Aktuale

Thaçi tha se Rugova do dëshmonte për të, ky është reagimi i Zemajt

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:42
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka komentuar deklaratën e ish-përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale.

Thaçi tha se po të ishte Ibrahim Rugova gjallë, ai do të dëshmonte në favor të tij. Zemaj ka komentuar këtë deklaratë.

“Presidenti Rugova për të gjithë ata që e mbajnë mend dhe e kujtojnë në mënyrën se si i është drejtuar popullit të Kosovës ka qenë pjesa unifikuese e tij. Përgjigjen më të mirë e ka thënë në përballjen me kriminelin Sllobodan Millosheviq në Hagë. Për individë nuk e di çfarë përgjigje kish pas me dhënë, por në konceptin e luftës së popullit për liri dhe pavarësi e ka thënë fjalën e tij”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

Tutje ai shtoi se  LDK do të kërkojë drejtësi për njerëzit e vrarë pas luftës.

“Shumë njerëz flasin për Rugovën dhe për njerëzit e vdekur, por jo të gjallët. Kjo na prek neve dhe njerëzit e luftës kudo që ka ndodhur në Kosovë. Por një e vërtetë është e pamohueshme, ka viktima ka njerëz që kanë pësuar në Kosovën e lirë. Ata njerëz nuk kanë qenë njerëz të thjeshtë. Por kanë pasur një bazë. Kanë pasur pozita, qoftë kryetar komune, qoftë politikanë. Kushdo që mendon se nuk do të kërkojmë drejtësi për ta gabohet rëndë”, shtolli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat