Osmani asnjë fjalë për Sylën, Zemaj: Ajo është dashur të reagojë e para

Aktuale

Osmani asnjë fjalë për Sylën, Zemaj: Ajo është dashur të reagojë e para

Më: 13 prill 2023 Në ora: 00:52
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është dashur të reagojë e para për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Zemaj tha se është veprim i gabuar i Osmanit që nuk e ka lëshuar një reagim sikurse shumica e institucioneve në Kosovës.

“Ajo është dashur të reagojë e para sepse si presidente është simbol i unitetit”, ka thënë ai.

Gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmë nga tre persona, të cilët këtë mbrëmje janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Rasti i tyre tani është nën hetimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat