ATK mban koordinues me donatorë, konfirmohet mbështetja e mëtejshme ndërkombëtare

Aktuale

ATK mban koordinues me donatorë, konfirmohet mbështetja e mëtejshme ndërkombëtare

Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës sot ka mbajtur takimin koordinues me donatorë, të cilët janë përfaqësues nga organizatat dhe ambasadat ndërkombëtare.

Gjatë këtij organizimi u diskutua për zhvillimet e fundit në ATK, si dhe të arriturat nga mbështetja e vazhdueshme e donatorëve. Po ashtu, u prezantuan sfidat dhe projektet për të ardhmen, të cilat pritet të përkrahen nga donatorët, transmeton klankosova.tv.

Drejtori Ekzekutiv i ATK-së Ilir Murtezaj, gjatë prezantimit para donatorëve, foli për ndikimin e secilit projekt dhe reformat që janë zhvilluar me rekomandimin dhe përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar. Veç kësaj, ai shtoi se ATK ka ende nevojë që të avancoj shërbimet dhe të zhvilloj procese të tjera, të cilat do të përmirësonin dhe lehtësonin edhe më shumë punën ndaj tatimpaguesve.

Nga ana e donatorëve u vlerësua lartë puna e ATK-së dhe rritja e vazhdueshme e transparencës, si njëri ndër institucionet e cila po punon shumë në këtë segment.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Zyra e Bashkimit Evropian, Banka Botërore, USAID – Programi për Qeverisje Ekonomike, GIZ, si dhe Ambasada e Zvicrës.

ATK është shprehur falënderuese ndaj përkrahjes së dhënë nga institucionet ndërkombëtare, për të cilën në parim u dakorduan për mbështetjen e mëtutjeshme ndaj kërkesave të institucionit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat