Lekaj i zhgënjyer me Presidenten Osmani: Nuk është afër ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Lekaj i zhgënjyer me Presidenten Osmani: Nuk është afër ish-krerëve të UÇK-së

Më: 13 prill 2023 Në ora: 23:36
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se është i zhgënjyer me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për faktin që nuk ka qenë afër ish-krerëve të UÇK-së gjatë gjyqit të tyre në Gjykatën Speciale. 

Duke folur në emisionin DPT te Fidani në T7, Lekaj tha se Kushtetuta e Kosovës e prezumon pafajësinë e të gjithëve deri në momentin që nuk provohet e kundërta.  

“Është për të ardhur keq që Presidentja Osmani nuk ka treguar gatishmëri të jetë afër tyre. Dihet që prezumimi i pafajësisë është i garantuar me Kushtetutën dhe deri sa të ketë vendim tjetër ata janë të pafajshëm”, tha ai.  

“Fatkeqësisht në krye të institucioneve kemi njerëz që nuk iu intereson qytetari i Kosovës. Në fund të fundit ata kanë qenë qytetarë të Kosovë dhe kanë luftuar në këtë vend”, shtoi Lekaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat