Lekaj i prerë: AAK nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie, më mbaj për fjale

Aktuale

Lekaj i prerë: AAK nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie, më mbaj për fjale

Më: 13 prill 2023 Në ora: 23:48
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se subjekti i tij nuk i bashkohet në asnjë rrethanë Qeverisë së tanishme. 

Duke komentuar zhvillimet e fundit, si vizita e kryeministrit Kurti në kullën e Haradinajve në Gllogjan ku ngritën dolli së bashku me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Lekaj mohoi afrimet në mes të subjekteve.

“Nuk bëhemi pjesë e kësaj qeverie. Në asnjë rrethane. Më mbaj për fjale”, tha ai. 

Tutje ai kritikoi qeverinë që ka fituar 50% të votave të popullit, por nuk po arrin të bëjë kuorumin në Kuvendin e Kosovës. 

“E dini që shumica, diku 80% prej tyre, pa ju thënë ‘baba’ nuk marrin vendime krye në vete. E marrin komandën dhe ashtu shkon. Kush kundërshton ia bëjnë punën me dal prej atyre”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat