Kurti dhe Abazoviq nënshkruajnë marrëveshjen për Shërbime Ajrore, paralajmërohen “projekte historike”

Aktuale

Kurti dhe Abazoviq nënshkruajnë marrëveshjen për Shërbime Ajrore, paralajmërohen “projekte historike”

Më: 14 prill 2023 Në ora: 09:38 Përditësuar në ora: 11:42 më 14.04.2023
Dritan Abazoviq dhe Albin Kurti

Kurti tregon detajet e marrëveshjes për shërbimet ajrore me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ku gjatë takimit kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore ku kryeministri Kurti ka dhënë më shumë detaje për këtë marrëveshje.

Gjatë këtij takimi në prani të dy delegacioneve të dy palët kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbimet ajrore e cila shkruton kohën e fluturimit për 15 minuta më shumë detaje ka dhënë kryeministri Kurti në konferencën për media.

“Marrëveshja me Malin e Zi, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, Mali i Zi është shtet mik me Kosovën dhe në kohë të vështira i është gjendur shtetit tonë.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviq me të cilët biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mira për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohëra më të vështira Mali i Zi u bë strehë për Kosovën në shpëtimin për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit…Qytete të shumta i hapën zemrat duke i strehuar refugjatët nga Kosova…Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi, por edhe investitorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona…Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë”, ka thënë Kurti. 

Kurti pas takimit me Abazoviqin: Nënshkruam marrëveshje të rëndësishme, shkëmbimi tregtar po rritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për medie me homologun malazez, Dritan Abazoviq, ka folur për marrëdhëniet e mira ndërmet dy vendeve, derisa ka vlerësuar lartë marrëveshjen e nënshkruar.

Kurti tha se kemi rritje të shkëmbimit tregtar me Malin e Zi vitin e fundit dhe se gjatë vitit 2022 mbi gjysmë-milion të qytetarëve janë regjistruar si hyrje dalje mes Kosovës e Malit të Zi.

“Marrëveshja për aviacionin civil është shumë e rëndësishme. Një kompani ajrore që ka fluturuar 4 herë në ditë me këtë marrëveshje e shton edhe një fluturim”.

“Deri më tani korridoret shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet ushtarake, derisa fluturimet komerciale nuk realizoheshin. Por, me marrëveshjen që nënshkruam sot hapet mundësia e fluturimeve për kompanitë ajrore”.

Sa për takimin ai tha se “biseduam për bashkëpunimin rajonal” dhe se “na gëzon fakti që Mali i Zi  ka ratifikuar marrëveshjet në kuadër të procesit të Berlinit”.

“Biseduam për projektet e përbashkëta, sikurse lehtësimi i kalimit të pikave kufitare, për transportin e mallrave dhe dinamizmin për bashkëpunimin në ndërtimin e rrugëve Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë”.

​Kurti: Forcimi i aleancës trans-atlantike është qëllimi i Kosovës për bashkëpunim rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rregullat e Bashkimit Evropian dhe forcimi i aleancës trans-atlantike janë qëllimi dhe qëndrimi i Kosovës për bashkëpunim rajonal.

Në konferencën e përbashkët për medie me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Kurti tha se dy vendet duhet të punojnë për promovim të paqes dhe sigurisë në rajon.

Në anën tjetër, Abazoviq, tha se Mali i Zi nuk do të ketë asnjë ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës, përkundër ndryshimeve politike atje.

Abazoviq pas takimit me Kurtin paralajmëron “projekte historike”: Kosova dhe Mali i Zi shembull në rajon për bashkëpunim

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur pas takimit me kryeministrin Kurti, ku u nënshkrua marrëveshja për shërbimet ajrore mes Kosovës e Malit ë Zi.

Abazoviq ka thënë se janë në rrugë të duhur për disa projekte me shtetin e Kosovës, të cilat ai i ka quajtur historike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai tha se bëhet fjalë për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore.

“Është nder i madh që jemi sot në Prishtinë. Raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë për shembull. Ne vijmë me mesazhin e paqes dhe prosperitetit. Sot diskutuam për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Jam mëse i bindur se Kosova dhe Mali i Zi janë shembull në rajon se si mund të bashkëpunohet. Mendoj se jemi në rrugë të duhur për zhvillimin e disa projekteve që unë i quaj “historike” tha ai.

Tutje Abazoviq shtori se përkundër ndryshimeve politike që kanë ndodhur në Malin e Zi, politika ndaj shtetit të Kosovës nuk do të ndryshojë.

“Në Mal të Zi kanë ndodhur disa ndryshime politikë, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë në raport me Kosovën”, tha Abazoviq ndër të tjera në një konferencë për media. 

Kurti e Abazoviq nënshkruajnë marrëveshjen për Shërbime Ajrore

Është nënshkruar marrëveshja për shërbimet ajrore mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit, pritet të ketë konferencë për media nga dy kryeministrat.

Ndryshe, Abazoviq dhe delegacioni që e shoqëron, u prit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi “Çelësin e Prishtinës”.

Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza.

Nis takimi i ​Abazoviqit me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abzoviq.

Kurti dhe Abazoviq fillimisht do të kenë një takim têta-à-têt.

Pastaj në praninë e dy delegacioneve do të nënshkruajnë marrëveshjen për shërbime ajrore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas takimit dy kryeministrat do të mbajnë deklarim për medie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat