Sveçla: Aktualisht në veri po zhvillohet aksion për kriptovaluta

Aktuale

Sveçla: Aktualisht në veri po zhvillohet aksion për kriptovaluta

Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:31
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ka bërë të ditur se aktualisht në veri është duke u zhvilluar një aksion për kriptovaluta.

Ai, ka thënë se në atë pjesë gjendja nuk është e kënaqshme por, se ka përparim në sundim të ligjit.

“Gjendja në veri nuk është e kënaqshme, ka përparim në sundim të ligjit dhe kjo falë gjithë strukturave të Qeverisë. Kemi prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë, por kemi edhe sfida të cilat duhet ti kalojmë.

Një aksion është duke u zhvilluar në veri për keqpërdorim të kriptovaliutave”, ka thënë Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat