“Manastiri i Deçanit ende në rrezik”

Aktuale

“Manastiri i Deçanit ende në rrezik”

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:05
Manastiri i Deçanit

“Disa nga lokacione që janë përfshirë në listën e Europa Nostra viteve të fundit – “7 monumentet kulturore më të rrezikuara” janë ende në rrezik dhe kërkojnë shumë vjet përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ruajtjen e tyre, dhe i tillë është edhe rasti me Manastirin e Deçanit”, pretendon portali serb “Kosovoonline” se shkruan në përgjigjen të cilën “e ka marrë” ky portal nga zyra e Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra-s.

Të përkujtojmë se Manastiri i Kishës Ortodokse Serbe në Deçan, është përfshirë në listën e shtatë monumenteve kulturore më të rrezikuara për vitin 2021 nga  organizata Evropa Nostra.

Pretendohet se Europa Nostra dje ka publikuar listën e shtatë monumenteve kulturore dhe trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë për vitin 2023 dhe se manastiri i Deçanit nuk është në atë listë, prandaj mediat kanë shkruar ai është hequr nga lista e Evropa Nostra-s.

Mirëpo, sipas këtij portali serb, “siç është thënë në zyrën e Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra-s në Bruksel”, në kuadër të programit të tyre “7 monumentet më të rrezikuara të kulturës”, nga lista e parë e publikuar në vitin 2013 deri te ajo më e fundit për vitin 2023, asnjë lokacion nuk u përfshi në listë dy herë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat