Sveçla: Jam i bindur që zgjedhjet në veri do të përfundojnë të qeta

Aktuale

Sveçla: Jam i bindur që zgjedhjet në veri do të përfundojnë të qeta

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:11
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është i bindur se procesi i zgjedhjeve komunale në veri do të përfundojë i qetë.

“Jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojë i qetë e i suksesshëm, duke i tejkaluar problemet që i përmenda”, ka thënë ai.

Ai tha se Policia e Kosovës dhe MPB-ja, është në dispozicion të KQZ-së, në mënyrë që zgjedhjet të vijojnë e të përfundojnë me sukses.

“Policia e Kosovës edhe MPB, është në dispozicion të KQZ-së, që zgjedhjet të vijojnë dhe përfundojnë suksesshëm. Për ne është imperativ që zgjedhjet të mbahen në ambient të qetë për organizatorët dhe për qytetarët atje. Janë çështje të vendimeve politike të subjekteve të caktuara, që do apo nuk do të marrësh pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se çështja e sigurisë në veri asnjëherë më parë nuk ka qenë më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat