Përfundon seanca/ Ja çka u vendos për tre të arrestuarit që sulmuan Valon Sylën

Aktuale

Përfundon seanca/ Ja çka u vendos për tre të arrestuarit që sulmuan Valon Sylën

Më: 14 prill 2023 Në ora: 14:10
Valon Syla

Pas katër orëve, ka përfunduar seanca ndaj tre të arrestuarve për sulmin fizik të gazetarit Valon Syla.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit ndërsa të njëjtit janë nxjerr të prangosur nga Pallati i Drejtësisë.

Nën masa të rrepa të sigurisë, të njëjtit janë dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit.

Arrestimi i tyre u bë vetëm pak orë pasi kryen sulmin ndaj gazetarit Syla.

Të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes  dhe mos durimit’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat