Ky është personi i dyshuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë

Aktuale

Ky është personi i dyshuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 18:37
Urim Hyseni

Sot është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë, ku djali dyshohet se e ka vrarë nënën e tij.

Burimet e mediave kanë konfirmuar se i dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja.

I dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat