Sot pritet të publikohen lokacionet e qendrave të votimit në veri të Kosovës

Aktuale

Sot pritet të publikohen lokacionet e qendrave të votimit në veri të Kosovës

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:28
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i publikojë sot listën e qendrave të votimit të cilat do të hapen për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e veriut të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-ë, Valmir Elezi.

Ai ka rikujtuar se ky institucion në mbledhjen e mbajtur të premten, mori vendimin për miratimin e listës së qendrave të votimit.

Sipas tij, nga 44 qendra të votimit në këto komuna, të cilat janë shfrytëzuar në proceset e kaluara zgjedhore, vetëm 6 prej tyre do të hapen në të njëjtat objekte, ndërsa 13 të tjera do të jenë qendra alternative.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, më 14 prill 2023, miratoi listen e qendrave të votimit. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime. Lista e qendrave të votimit është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë”, ka thënë Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat