Kurti: Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të rishkruajë historinë

Aktuale

Kurti: Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të rishkruajë historinë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 15:25
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë ka shprehur shqetësimin për “rishkrimin e historisë” nga Gjykata Speciale, në një intervistë për mediumin prestigjioz britanik, The Times.

Kurti tha se kurrë nuk e kishte mbështetur gjykatën dhe se është i shqetësuar se kjo gjykatë mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”, duke e zhvendosur fokusin te krimet kosovare.

“Unë mbështes përgjegjësinë për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, tha Kurti.

I pari i qeverisë gjithashtu tha se gjykata do të “inkurajonte lojën rajonale të Rusisë për të minuar Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat