Tha se flamuri kombëtar është leckë, Kimete Berisha e sfidon hoxhën Mazllami: Dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave!

Aktuale

Tha se flamuri kombëtar është leckë, Kimete Berisha e sfidon hoxhën Mazllami: Dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave!

Nga: A.M. Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:12
Kimete Berisha

Edhe publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj hoxhës Mazllam Mazllami, i cili në mënyrë degraduese e fyese ndaj flamurit të mbarë kombit shqiptar, u shfaq duke përdhosur atë.

Berisha në një postim në Facebook ironizoi keq me hoxhën duke thënë se “u bë për hajmali!”.

Krahas kësaj, ajo iu kundërpërgjigj hoxhës Mazllami, kur tha se flamuri është leckë (basme).

“Ani provo e deshi e dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave... se basma e mbulon 'turpin' dhe shëmtinë në rastin tuaj, prandaj e sheh që roli i basmës në jetën e njeriut është më i madh se sa që mendon ti.

Pa flamurin kombëtar ne s'jemi pastaj shqiptarë, e musliman mund të jesh edhe nëse je rus a kinez”, shkroi ndër të tjera Berisha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hoxha u bë për hajmali!

Hoxha MM e deshifroi materialin e flamurit kombëtar.

Tha që flamuri është basmë, prandaj nuk ka vlerë.

Të ishte flamuri i dukatit, tjetër muhabet.

Edhe teshat që i ka veshur hoxha janë arna, beze, sipas tij 'pa vlerë'...

ani provo e deshi e dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave...

se basma e mbulon 'turpin' dhe shëmtinë në rastin tuaj, prandaj e sheh që roli i basmës në jetën e njeriut është më i madh se sa që mendon ti.

Pa flamurin kombëtar ne s'jemi pastaj shqiptarë, e musliman mund të jesh edhe nëse je rus a kinez.

A po kupton?

Shqiptar lind e mysliman bëhesh, sipas bindjes.

Nganjëherë beson më pak, nganjëherë më shumë, nganjëherë e harron Zotin krejt, nganjëherë vozit mercedes të falun, ama shqiptar mbetesh në të gjitha rastet.

Nuk varet prej teje a je a s'je shqiptar!

Nuk mund të thuash: Po konvertohem valla në një komb tjetër, o bajat.

Mendimi i lirë është, por ama veç mendimi i mençur mbijeton, këto përshtypjet me shqiponjën si zog që hoxha e përqesh zogun anipse është krijesë e Zotit, këto i merr era.

Prandaj, lëreni hoxhën të thotë çfarë të dojë.

Nuk arrestohet njeriu veç pse nuk i pëlqen 'zogu i zi i printuar në beze të kuqe'.

Nëse logjikon si hoxha MM, edhe Librat e Shenjtë janë 'letra'.

Ama janë letra të shenjta, sepse e mbulojnë dyshimin e njeriut, pasigurinë, vetminë kozmike, pyetjet pa përgjigje...

P.S. Grahi ti mercedesit, e shuj.

Edhe mercedesi është teneqe, ama teneqe për merak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat