Memli Krasniqi: Banesën e shita, më duhet rroga për me i pagu kreditë

Aktuale

Memli Krasniqi: Banesën e shita, më duhet rroga për me i pagu kreditë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:46
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ka marrë kredi për të blerë shtëpi.

Krasniqi e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që ua ka rritur pagat deputetëve, ndërsa të hyrat e tij tha se i duhen për t’i paguar kreditë.

“Mua më duhet rroga për me i pagu kreditë e mia”, tha ai në emisionin “Oxygen”.

“Kredinë e kam marrë kur e kam ble shtëpinë. Banesën e shita se tre fëmijë, hapësira e ngushtë, u dashtë me dalë pak ma larg prej Prishtinës”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat