Lekaj i AAK-së për Kurtin: Është ligë shumë si kryeministër

Aktuale

Lekaj i AAK-së për Kurtin: Është ligë shumë si kryeministër

Më: 16 prill 2023 Në ora: 20:41
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të mbahet mend për shkelje të Kushtetueses.

Në një prononcim për lajmin.net, Lekaj ka thënë se kjo qeverisje do të mbahet mend për mos investime kapitale.

Lëvizja Vetëvendosje do të kujtohet për shkak të shkeljeve kushtetuese, po ashtu do të kujtohet për vendime që nuk kanë shkuar në interes të qytetarëve, do të kujtohet edhe për mos investime kapitale.” – ka thënë Lekaj.

Sipas deputetit të AAK-së kjo qeveri do të mbahet mend për nepotizëm, familjarizim, dhe për mos punë.

Ndërsa për kryeministrin, albin Kurti, Lekaj ka thënë se për shkak të veprimeve nuk do të votohet përsëri nga ana e qytetarëve.

Për veprimet që i ka bërë deri më tani, nuk besoj që qytetarët do ta votojnë përsëri Kurtin. Albin Kurti ka ndryshuar edhe dukjen. Kurti dikur ishte patriot ndërsa tash është ligë shumë si kryeministër.” – ka shtuar Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat